TIRANE - Këngëtari i famshëm Floran Kondi, i njohur për mbarë publikun shqiptar si Doktor Flori është ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme. A1 REPORT mësoi se këngëtari i njohur i muzikës shqiptare kishte shfaqur shqetësime shëndetësore dhe u dërgua i pajetë në spitalin Universitar ?Nënë Tereza? në Tiranë.

Shkak i vdekjes së këngëtarit dyshohet një takikardi. Sakaq, qendra spitalore Universitare "Nënë Tereza" pritet të kryejë ekspertizën, nëse familja e tij do të japë dakordësinë, pasi dyshohet për përdorim të lëndëve narkotike.

Doktor Flori u nda nga jeta në një moshë të re, ndërsa ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë të vogël, i cili kishte vetëm disa javë që kishte lindur. Shtëpia e prindërve të Doktor Florit ka hapur dyert për të pritur ngushëllimet nga miqtë e të afërmit, por edhe nga gjithë ata që e njohën këngëtarin.

Doktor Flori është krijues i grupit muzikor mjaft të njohur dhe të pëlqyer nga të rinjtë ?West Side Family?. Ndërsa pas shkëputjes nga miqtë e tij Landi dhe Miri, doktor Flori ka kënduar si solist por nuk kanë munguar edhe duetet, ku më të suksesshmit janë ata me Aurela Gaçen dhe Ermal Mamaqin.

Dr. Flori para disa vitesh i këndoi Tiranës dhe fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e çlirimit të Kryeqytetit. "Tirona? u kthye në hit në ato vite, kur erdhi në bashkëpunim me kryeministrin Rama në atë kohë, kryetar i Bashkisë së Tiranës.
- See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/ndahet-nga-jeta-k-ng-tari-i-njohur-shqiptar---39-doktor-flori--39--252959.html#sthash.KIYdDdNG.dpuf