Surprise Me!

Sazan Guri: Pusi kërcënon bujqësinë dhe peshkimin në zonën e Zvërnecit

2015-09-26 6 Dailymotion

Ambientalisti Sazan Guri tha se është vënë në dijeni të këtij vendimi vetëm dy ditë më parë. Sipas tij, ndërtimi i një pusi nafte në këtë zonën kërcënon bujqësinë dhe peshkimin në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

?Janë shkelur konventat ndërkombëtare. Qeveria nuk ka pyetur asnjë për shpim në këtë zonë. Është një zonë e mbrojtur nuk duhet të dëmtohet. Përpara dy ditësh e kemi marrë vesh këtë marrëveshje të firmosur nga qeveria, nuk e dimë se cila kompani do të shpojë, por nuk duhet lejuar pasi do te jetë dëm për vendin këtu, si në bujqësi edhe në peshkim?, tha Guri.

Ambjentalisti ka rrëfyer edhe një ?pishman? të tij, kur mesa duket ka dëmtuar mjedisin në vitet ?87 kur si inxhinier ka hartuar projektin për ndërtimin e një pusi nafte në të njëjtën zonë që sot protestohet.

?Nuk lejohet pasi është një zone e mbrojtur. Do prishte peshkimin dhe çdo gjallesë. Ndotja fle 80 vite në Gjirin e Vlorës pasi uji do 80-90 vite të qarkullojë. Është hera e dyte që tentohet të shpohet. Në 87-ën ka patur një pus për nxjerrjen e naftës, unë kam qene inxhiner në atë kohë që kemi projektuar por nuk ia dinim rëndësinë mjedisit?, tha Guri..

Buy Now on CodeCanyon