Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e fondeve dhe investimeve prej vitesh në konviktin e ?20 Dëshmorët? në Kukës, ka bërë që godina në ditët e sotme të jetë jashtë standarteve normale. Shkak, sipas Drejtorit të këtij konviktit është mosalokimi i fondeve nga Ministria e Arsimit për investime dhe mirëmbajtje.
Konvikti ?20 Dëshmorët? i shkollës së mesme në Kukës është në kushte të mjerueshme infrastrukturore.
Në ambjentet e tij ka prezencë të madhë lagështie, prej vitesh mungon mirëmbatja, çka bën të vështirë qëndrimin e 250 gjimnazistëve që akomodohen në këtë konvikt.
Sipas Drejtorit të konviktit, Asllan Hoxha, shkak për këtë gjendje është mungesa e fondeve, të cilat kanë mbi katër vjet që nuk janë akorduar nga Ministria e Arsimit.
Asllan Hoxha: Konviktit ?20 Dëshmorët?, shteti ose Ministria e Arsimit i detyrohet nga viti 2008 dhe deri tani 530 milion lekë të vjetra. Çdo vit jep fond të veçantë për konviktin dhe për këtë vit që kam ardhur unë i ka mbukluar Bashkia me forcat e veta.
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Drejtori i konvitit duhet t?i drejtohet Ministrisë së Arsimit për të kërkuar fondet e prapambetura dhe fondin e këtij viti për kryer nderhyrjet e nevojshme.
Konvikti ?20 Dëshmorët? është ndërtuar rreth 50 vite më parë. Kjo godinë ka nevojë për ndërhyrje në pjesë të ndryshme, si në kuzhinë, ambientet e tualeteve, dusheve etj.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kushtet-e-mjerueshme-te-konviktit-te-kukesit-mungese-fondesh-prej-4-vitesh/