Për të shkuar në fshatin Jaru, i cili ndodhet jo më shumë se 20 kilometra larg Levanit të Fierit duhet të kalosh përmes një aksi rrugor të rrënuar.

Kjo rrugë prej vitesh nuk njeh asnjë investim, teksa pluhuri në verë dhe gropat e ujit në dimër janë sinonim I saj.

Rruga e dëmtuar ka penalizuar kryesisht fermerët e zonës, të cilët kanë shpenzime ekstra për të çuar produktet e tyre drejt qytetit.

Përveç rrugës tjetër problem i banorëve të këtij fshati është edhe mungesa e ujit të pijshëm.

Banorët i bëjnë apel organeve kompetente të merret me zgjidhjen e problemeve të tyre pasi në të kundërt do ngrihen në protesta.