Surprise Me!

Prononcimi i plotë i Kryetarit të LSI Meta pas takimit me kryetarin e PDIU Idrizi

2015-09-29 1 Dailymotion

TIRANE - Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim eshte takuar me kreun e shtetit Bujar Nishani. Takimi mes tyre eshte mbajtur ne presidence, i pa njoftuar per mediat, ndersa lajmi eshte mesuar nga burime per Shqiptarja.com. Pas ketij takimi kryeparlamentari Meta ka marre rrugen drejt hotel Rogner ne kryeqytet, ku mbajti nje takim me kreun e PDIU-se Shpetim Idrizi.

Prononcimi i Metes per gazetaret pas takimit me Idrizit

Pse u takuat me z Idrizin sot?
Problem do ishte mos takohemi jo të takohemi?

Biseduat dhe për letrën e zotit Spartak Braho?
Nuk kemi kompetencat e zotit Braho ne?

Çfarë mund të na thoni për kërkesën mbi hetimin ndërkombëtar që ka kërkuar Basha?
?Janë dy gjëra të ndryshme ajo që ka kërkuar i pafajshmi Basha dhe ajo që ka kërkuar zoti Berisha. Unë kam mbështetur kërkesën e zotit Berisha për hetim ndërkombëtar nga dita e parë që ka ardhur CEZ deri sot që flasim bashkë. Basha ka kërkuar diçka tjetër, ka kërkuar mos hetim ndërkombëtar. Kur unë them po kjo punë ka mbaruar, ju e dini mirë dhe e di edhe doktori?

Do merrni pjesë në seancën e radhës se munguat seancën e kaluar?
Sigurisht që do të jem, herën e kaluar mungova se isha sëmurë nga një virozë, që ma ngjiti një koleg i nderuar, që nuk dua t?ia përmend emrin tani

Po kërcënimet për plane kundër jush?
Me qetësi e dashuri mund t?ju them që origjina ime e fortë malore nuk më shqetëson nga asnjë lloj intrige moçalore.

Keto takime vijne ne nje kohe ku situata politike ne vend eshte e "nxehte", e ku vetem nje dite me pare u fol per nje leter qe kreu i Komisionit te Sigurise Kombetare Spartak Braho i kishte derguar krereve me te larte te polikes, presidentit Nishani, kryeparlamentarit Meta, kryeministrit Rama, kreut te Policise se Shtetit Cako dhe kreut te SHISH Visho Ajazi ku i paralajmeron per nje destabilitet politik ne vend.

Buy Now on CodeCanyon