TIRANE - Është kërcënuar apo jo me jetë bashkëshortja e Kastriot Ismailjat, personit nën hetim për skandalin me borxhet e ish-CEZ Shpërndarjes do të jetë tashmë detyrë e Prokurorisë së Tiranës për të zbardhur të vërtetën.<br /><br />24 orë pas letrës së Spartak Brahos, kreut të Komisionit të Sigurisë Kombëtare i cili njoftonte drejtuesit e shtetit se Vojsava Ismailaj është kërcënuar me jetë dhe ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta po thuret një komplot, Adriatik Llalla ja ka kaluar këtë çështje organit tw akuzës së Tiranës.<br /><br />Burime nga Prokuroria e Përgjithshme i thanë Shqiptarja.com, se brenda javës pritet të thirren për të dëshmuar e dhënë versionin e tyre personat e listuar në letrën e Brahos, midis tyre dhe deputeti Tom Doshi e ish ministri i Energjetikës Dritan Prifti pwr tw cilwt Braho shprehet se po përgatisin një plan për destabilitet politik në vend.