Surprise Me!

Vrasja e kamarierit në Elbasan për një picë...ja solli me vonesë!

2015-09-30 1 Dailymotion

ELBASAN ?Krim pas një konflikti për motive banale, vijon të cilësojë policia e Elbasanit vrasjen 24-vjecarit, Gentian Bajraktari. Janë dy pista ku po fokusohet puna për zbardhjen e vrasjes së të riut nga Bilishti që punonte si kamarier në qytetin e Elbasanit.

Policia e Elbasanit me dije se, Gentian Bajraktari, ka pasur një konflikt me vëllezërit Dorian dhe Mariglen Kristo mbrëmjes e së hënës. Burime pranë policisë pohojnë së konflikti ka nisur pasi vëllezërve Kristo iu vonua një picë që kishin porositur, pistë që nuk është ende zyrtare.

Pas debatit që ka pasur mes të rinjve vëllezërit Krsito janë kthyer të martën për tu takuar me 24 vjecarin, të cilin e kanë goditur me thike. Dy vëllezërit më pas janë larguar me makinë dhe më vonë e kanë braktisur mjetin për të vijuar rrugën në këmbe.

Policia ka mundur të arrestojë 25 vjecarin, Dorian Kristo, ndërsa vëllai I tij vijon të jetë një arrati.

Dorian Kristo ka refuzuar të japë shpjegime për këtë ngjarje, teksa mësohet se deri tani nuk ka dëshmuar ende në polici, Gentian Bajraktari ishte nga Bilishti i Korcës dhe punonte si kamarier në Elbasan, ndërsa mësohet se jetonte tek motra e tij.

Trupi i pajetë i të riut është nisur në Bilisht ku do kryhet ceremonia mortore.

Buy Now on CodeCanyon