Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Panairi ?Work and Study? çel edicionin e tij të 6. Qytetarët mund ta vizitojnë atë për t?u njohur me oferta punësimi nga bizneset ndërsa të rinjtë mund të shohin si një mundësi studimi brenda apo jashtë vendit.
Kreu i dhomës së tregtisë dhe industrisë në Tiranë, Nikolin Jakaj, tha se këtë vit marrin pjesë dhjetra bizese, universitete dhe agjensi punësimi.
Nikolin Jakaj: ?Edicioni i 6 i këtij panairi ku kemi 40 kompani pjesëmarrëse në këtë event, 17 prej të cilave agjenci punësimi. Shqipëria i ka mundësitë e potencialet reale për të mundësuar një ekonomi dhe një proces të zhvillimit të saj?
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha se së shpejti në parlament do të ketë 3 ligje që rregullojnë arsimin profesional.
Blendi Klosi: ?Paraqesim ligjin për arsimin profesional për të pasur mundësinë për të rregulluar me ligj raportet ndërmjet arsimit profesional, mënyrën si funksionon dhe si lidhet me tregun e punës. Ky ligj do të jetë për ata zanatçij që jetojnë me punë të denjë dhe një ligj që është shumë i rëndësishëm, ai i nxitjes së punësimit?.
Sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë, panairi i një viti më pare, ?Work and Study? ofroi 3646 mundësi punësimi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/panairi-work-and-study-jakaj-mundesi-reale-punesimi-klosi-se-shpejti-3-ligje-per-arsimin-profesional/