Surprise Me!

Letra e Brahos, Gruaja e Ismailajt dhe Doshi pyeten në polici, deputeti: Letra e Brahos false

2015-09-30 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka përfunduar dëshmia në drejtorinë e policisë së Tiranës e bashkëshortes së Kastriot Ismailaj, Vojsava Ismailaj.
Për rreth 40 minuta ajo është pyetur si person që ka dijeni mbi ngjarjen, nisur nga pretendimi i kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho se ndaj saj po ushtrojnë presion në mënyrë që bashkëshorti i saj të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Ilir Metës.
Mësohet se Ismailaj ka dëshmuar në polici se nuk është kërcënuar asnjëherë nga Tom Doshi, por nga disa persona të tjerë.
Ndërsa la Drejtorinë e Policisë ajo refuzoi të japë ndonjë koment për gazetarët, sikundër dhe avokati i saj Vladimir Meçi.
Vetë ky i fundit deklaroi se nuk kishte dijeni mbi çfarë ishte pyetur Ismailaj, pasi ishte në cilësinë e shoqëruesit.
Vojsava Ismailaj u paraqit në polici rreth orës 16:00 dhe doli në 17:13.
Pas bashkëshortes së Kastriot Ismailaj, në orën 19:29 në Drejtorinë e Policisë është paraqitur deputeti Tom Doshi i cili është marrë në pyetje deri në orën 20:42.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-do-marre-ne-pyetje-doshin-priftin-dhe-gruan-e-ismailajt/

Buy Now on CodeCanyon