Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën ndërkombëtare të tyre , pensionistët kërkojnë më shumë përkujdesje nga shteti. Kërkesa është për rritje të pensionit për të përballuar kostot e jetesës. Të pyetur se cfarë i shqetëson më të tepër, mosha e trete thonë zhvillimet nga aktualiteti kryesisht ngjarjet e rënda.
Rritja e pensioni është kërkesa kryesore e pensionistëve. Në ditën ndërkombëatre të tyre, të moshuarit kërkojnë më shumë vemendjen nga qeveria për pension më të lartë dhe garantim të shërbimeve kryesore si ai shëndetësor.
?Jetojmë me ndihmën e fëmijëve sepse me ato që marrim nuk mund të bëjmë një jetë normale. Mund ta bësh një jetë të vështirë por ne mjaft kemi hequr vështirësi .?
?Me pensione të ulta 100-120 mijë lekë nuk arrij të paguaj qeranë ,dritat , ujin apo ilaçet.?
Dita për këto zonja nis me kafen e mëngjesit. Janë njohur nga mediat për zhvillimet politike dhe nga aktualitet shqetësimi i tyre janë ngjajet e rënda të kohëve të fundit.
? Ne na vret më shumë ky ambjenti këtu që dëgjojmë këto vrasjet, sidomos rininë.Unë për veten time them të vritet plaku, epo hallall.?
Si arsimtare për më shumë se 40 vite, bëjnë një apel për rritjen e cilësisë së edukimit.
?Ne punonin sa që kur vinim në shtëpi mua më dhimbnin nofullat sepse flisnim e flisnim për ti dhënë dije atyre nxënësve kurse sot nuk shoh ndonjë përpjekje nga arsimtarët që të lodhen.?
1 tetori është dita botëore e të moshuarve. Është vendosur si ditë e tillë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 14 dhjetor 1990, në respekt ndaj moshës së trerë. Sipas të dhënave të INSTAT pesha që zënë të moshuarit në 5 vitet e fundit ka tendencë rritje. Në shqipëri jetojnë rreth 184.000 të moshuar. Në këtë ditë vëmendja më e madhe është për të moshuarti që jetojnë në varfëri dhe të braktisurit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kerkohet-rritje-te-pensionit-dhe-garantim-i-sherbimit-shendetesor/