Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuvendi nuk do të përfshijë në rend dite propozimin e PD për hetim ndërkombëtar të aferës me CEZ.
Përpara fillimit të Seancës Plenare, Konferenca e Kryetarëve mori këtë vendim, duke mos miratuar kërkesën e Partisë Demokratike me arsyetimin se nuk janë respektuar procedurat parlamentare.
Deputeti i PD, Eduard Halimi pas marrjes së këtij vendimi tha se hetimi ndërkombëtar për çështjen e CEZ duket të fillojë sa më parë. Halimi ka kërkuar që projektligji për hetim të shkojë me procedurë të përshpejtuar.
?Shumica thotë se duhen 84 vota për të kaluar në procedurë të përshpejtuar, por kjo është një alibi pasi ligji kërkon shumicë të thjeshtë prej 71 votash?, u shpreh Halimi.
Ndërkohë një ditë më parë Kryeministri Rama tha se hetimi do të bëhet nga institucione shqiptare, Ndërsa kreu i PD Lulzim Basha kërkoi nga Kuvendi që të bashkoheshin votat për një hetim ndërkombëtar. Këtë ide e mbështet edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/afera-me-cez-nuk-perfshihet-ne-rend-dite-propozimi-i-pd-per-hetim-nderkombetar/