Në ndeshjen Shqipëri-Serbi të 8 Tetorit nuk do të ketë tifozë serbë. Një gjë të tillë e bëri të ditur sekretari i përgj I FSHF-së Ilir Shulku në një konferencë për mediat ku prezantoi edhe masat e ndërmarra.:

Gangrena në këtë prag ndeshje të rëndësishme ka qenë sërish gjetja e një bilete gjë që ka irrituar tifozët por Shulku shpjegon se ka pasur rreth 100 mijë kërkesa dhe FSHF është detyruar të përzgjedhë.

Zyrtari i Federatës konfirmoi masat e rrepta për këtë takim.

Grupimi i vetëm në stadium do të jetë ai i tifozëve kuq e zi, të cilët në bashkëpunim me Federatën do të bëjnë një koreografi.

I ftuar në këtë ndeshje do të jetë dhe zyrtari i lartë i UEFA-s, sekretari i përgjithshëm i saj, Gianni Infantino përvec zyrtarëve të lartë politik si kryeministrat Rama e Vucic.

Ndërkaq në renditjen e përmuajshme të Fifas publikuar sot Shqipëria renditet në vend të 32-të duke humbur 7 pozicione krahasuar me një muaj më parë.