Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ajo që ka ndodhur gjatë ndeshjes Lokomotiva e Moskës- Skënderbeu, nuk ka asnjë lidhje me futbollin europian dhe me politikat e UEFA-s kundër racizmit.

Rusët kanë bërë skandal duke thirrur, "Vritini shqiptarët" dhe "Kosova është Serbi".

Skandali ka ardhur kur në pjesën e parë tifozët vendas nuk i mbajtën nervat kur panë flamurin shqiptar të valëvitej , pas portës së tyre.

Marko Radas, qendërmbrojtësi kroat, që luan futboll prej vitesh në Shqipëri me Skënderbeun duke kuptuar thirrjet ka kërkuar ndalimin e lojës nga arbitri kryesor.

Ndeshja që u fitua nga rusët 2-0, doli tërësisht në plan të dytë. Uefa duhet ta hetoj me kujdesin më të madh këtë ndeshje, që vjen vetëm një javë para ndeshjes më delikate në Europë, Shqipëri - Serbi.

Për më shumë klikoni në http://sport.oranews.tv/lokomotiva-skenderbeu-thirrje-raciste-ne-moske-vritini-shqiptaret/