Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Taksa e banesës në qytet dhe taksa e pronës bujqësore në fshat do të paguhen me faturën e ujit të pijshëm. Konfirmimin e ka bërë kreu I bashkisë së TIranës, Erion Veliaj I ftuar në emisionin e Ylli Rakipit, Të Paekspozuarit.
Reforma territoriale, problemet e të cilës u treguan gjatë rrugëtimit të dokumentarit Në pritje të reformës, ka mungesa ligjore por sipas kryebashkiakut vakumet do të plotësohen dhe kjo nuk është arësye për mos të nisur reformimin.
Parkingjet në Tiranë, Veliaj ka konfirmuar se do të ketë një agjenci publike në Bashkinë e Tiranës që do të menaxhojë parkingjet, zona e parë e parkimit është thuajse gati, në sheshin Qemal Stafa.
Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se administratorët janë zgjedhje politike dhe emërimet e tyre janë bërë pas një faze intervistimi nga vetë ai.
Të gjitha banesat që rrinë bosh do të taksohen, ndërsa pritet një process konfiskimi dhe ankandi për krijimin e fondit të banesave.
Vitin e ardhshëm Tirana do të ketë një plan të ri urbanistik. Ky do të jetë definitiv.
Projekti I bulevardit të tiranës do të realizohet por me disa ndryshime, do të quhet projekti I parkut të lumit të Tiranës.
Veliaj ka deklaruar në emisionin e Ylli Rakipit se bashkia e tiranës ka një ka një borxh prej 31 milion eurosh dhe 17 dosje me shkelje në dhënien e lejeve të ndërtimit janë dërguar në Prokurori.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/te-paekspozuarit-erion-veliaj-flet-per-ndarjen-e-re-administrative-dhe-strategjine-e-menaxhimit/