KORÇË - Luajtën deri vonë lojra kompujterike në lokal dhe më pas nisën debatin verbal që agravoi deri në konflikt fizik dhe u mbyll me vrasjen e 17 vjeçarit Romario Kodra, nga fshati Qatrom, gjate oreve te mbremjes se te enjtes (1 tetor)

Policia e Korçës në orët e para të mëngjesit të sotëm ka mundur të ndalojë autorin e vrasjes 15 vjeçarin Agron Feçanji.

Ky i fundit ishte fshehur në një lokal të zonës, ndërsa policia që prej mbrëmjes së djeshme kur ndodhi vrasja kishte zbarkuar në zonë dhe ishte në kërkim të tij.

15 vjeçari që në zonë njihej si person problematik ka qëlluar disa herë më thikë Romario Kodrën, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes. Policia e Korçës vijon ende punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.