Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lotaria amerikane apo magneti drejt fatit. Vetëm dy ditë pas fillimit të aplikimit konstatohet një fluks i lartë i aplikimeve për një jetë më të mirë përtej oqeanit. Në disa qendra ku ndihmohen qytetarët për të aplikuar konfirmohet edhe interesi i lartë, kryesisht i të rinjve për këtë rrugë emigrimi. Ndërkohë Ambasada Amerikane publikon edhe disa prej kritereve që duhet të dini para se të uleni për të plotësuar formularin.
Të gjithë ata që besojnë në ?ëndrrën amerikane? kanë mundësi ta prekin atë duke u bërë pjesë e lotarisë.
Vetëm dy ditë pasi Ambasada amerikane njoftoi çeljen e fazës se aplikimeve që do të zgjase deri më 3 nëntor të këtij viti,vihet re nje fluks i lartë i të rinjve që provojne fatin e tyre me lotarinë
Megjithëse Ambasada amerikane thekson qartë mënyrën elektronike të aplikimit, qytetarët shqiptarë jo fort të ambjentuar me procedurat online u drejtohen disa pikave në kryeqytet që e mudësojnë këtë shërbim.
Këto qendra konfirmojnë se aplikimet kanë qenë të shumta, a thua se njerëzit ishin duke e pritur këtë ditë, shprehen drejtues të tyre jashtë kameras.
Por cilat janë disa nga kriteret e përcaktuara, që duhet të ketë parasysh gjatë momentit të plotësimit të formularit secili prej të interesuarve?
Së pari të drejtë për t?u bërë pjesë e lotarisë të gjithë ata që janë mbi moshën 18 vjeç dhe kanë mbaruar shkollën e mesme me kohë të plotë. Ambasada amerikane lajmëron se diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë nuk kualifikohen për programin e lotarisë.
Nga ana tjetër nëse një aplikant nuk plotëson kriterin e arsimimit, duhet të përmbushë kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nis-lotaria-per-endrren-amerikane-mbizoterojne-aplikanet-ne-moshe-te-re/