SHKODËR ? Komandanti i grupit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër ka mbetur i vrarë në një operacion për arrestimin e autorit të një plagosjeje.

Ngjarja ka ndodhur në Obot i Ri në Shkodër, ku i vrarë mbeti Simon Gjeta, ndërsa autor i vrasjes është Ruzhidi Aishta.

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me FNSH Shkodër rrethoi banesën e autorit që plagosi 21-vjeçarin, Besar Sherbela në Obot i Ri

Autori i plagosjes për t?i shpëtuar rrethimit hapi zjarr ndaj policisë dhe si pasojë e zjarrit u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën në spital komandanti i grupit të FNSH-së Shkodër, Simon Gjeta.