Surprise Me!

PLAGOSJE ME ARME ZJARRI NE OBLIKE

2015-10-03 16 Dailymotion

STAR PLUS TV - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Oblikë. Një person ka vrare me arme zjarri komandatin e FNSH Simon Gjeta. Efektivi qe ndërroi jete ne spital rrethoi autorin e plagosjes te 21 vjecarit Besar Sherebela. Gjate rrethimit për kapjen e autorit te krimit te dyfishte Simon Gjeta është qëlluar duke u plagosur rende dhe duke mos arritur qe ti shpëtoje plumbave te marre ne trupin e tij.

Po ashtu 21 vjeçari Besar Sherebela ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin rajonal te Shkodrës. Forca te shumta policie kane rrethuar autorin e krimit dhe po i bëjnë thirrje qe te dorëzohet. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 kur u dha njoftimi per plagosjen e Besar Sherebeles. Forcat e policisë shkuan ne vendngjarje dhe bene rrethimin e autorit I cili qelloi mbi policine duke plagosur rende komandantin Simon Gjeta I cili humbi jetën ne spital. Ende nuk dihen shkaqet qe çuan fillimisht ne plagosjen e 21 vjeçarit por dyshohet se u qellua pas një konflikti te çastit.

20:05: Ruzhdi Aishta autori i plagosjes dhe vrasjes te efektivit te FNSH. Policia e ka rrethuar dhe ai eshte fshehur ne nje koder ne fshatin Oblike. Forcat te shumta policie ndodhen aty dhe popunojne per kapjen e tij. Komandanti i FNSH Simon Gjeta mbeti i plagosur rende gjate rrethimit per kapjen e Ruzhdi Aishta dhe me pas humbi jeten ne spital.

20: 10: INFORMACION PARAPRAK NGA DREJTORIA E POLICISE QARKU SHKODER
Policia e Shkoder ne bashkepunim me Fnsh Shkoder ka rrethuar banesen e autorit qe plagosi 21 vjeçarin ne Obot i Ri Oblike Shkoder.
Autori i plagosjes se 21 vjeçarit per ti shpetuar rrethimit ka hapur zjarr ndaj policise.
Si pasoje zjarrit eshte plagosur rende dhe me pas ka humbur jeten ne Spital komandanti i grupit te Fnsh Shkoder Simon Gjeta. Te jap qe banesa eshte e rrethuar ku ndodhet autori dhe jane nisur forcat Renea
Autori vrasjes se oficerit te policise eshte Ruzhdi Aishta.

Buy Now on CodeCanyon