Surprise Me!

Gati për të pritur 10 mijë refugjatë sirianë, 2 qendra në Gjirokastër

2015-10-04 2 Dailymotion

GJIROKASTËR - Shqipëria po përgatitet për të pritur refugjatët sirianë, të cilët largohen nga vendi i tyre drejt EVropës Perëndimore. Aerodromi dhe territori i ish-brigadës së këmbësorisë të Forcave të Armatosura në Gjirokastër janë dy vendet ku Ministria e Brendshme ka menduar të vendosë 5 mijë çadra. Kapaciteti pritës i këtyre dy hapësirave është mbi 10 mijë persona. Pritet ngritja e infrastrukturës me 3 mjekë, 4 infermierë dhe 2 kuzhinierë.

Shqipëria po përgatitet për të pritur valën e refugjatëve Sirianë gjatë muajve të dimrit. Pritet që refugjatët të ndryshojnë rrugëtimin e tyre të ndjekur deri më tani për në vendet e europës. Ata, për shkak të motit pritet të zgjedhin itinerarin nga Shqipëria në Mali të Zi e më pas në Kroaci.

Gjirokastra është vendi i parë ku gjatë dimrit zbarkojnë shumë klandestinë nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.

Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar prej autoriteteve vendore të qytetit të gurtë, gjetjen e dy hapësirave të mëdha, për strehimin e refugjatëve sirianë apo dhe të vendeve të tjera në Lindjen e Mesme që largohen nga konfliktet civile.

Institucioni i Prefektit të Gjirokastrës, ka siguruar dy prej këtyre hapësirave që ndodhen në brendësi të vijës së verdhë të Bashkisë së këtij qyteti.

Terreni po përgatitet në fushën e Aerodromit të Gjirokastrës e cila gjendet përbri lumit Drino. Ndërsa një tjetër hapësirë është edhe fushë-pushimi që ndodhet brenda territorit të ish Brigadës së Këmbësorisë së Forcave të Armatosura përbri kilometrit të dytë në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.

Sipas burimeve të Report Tv, këto dy hapësira do të shërbejnë për strehim fushor të klandestinëve që do të vijnë nga Greqia në Shqipëri, si vend tranzit.

Mësohet se kapaciteti maksimal akomodues për të dy këto vende, i kalon të 10 mijë persona. Ministria e Brendshme, ka siguruar gati 5 mijë çadra ambulante të cilat do të shërbejnë për refugjatët sirianë. Po ashtu ata do të kenë në dispozicion edhe tre mjek, katër infermierë dhe dy kuzhinierë.

Infrastruktura e sipërpërmendur do të fillojë të ngrihet sapo të zyrtarizohen këto hapësira si vende për pritjen e refugjatëve sirianë.

Buy Now on CodeCanyon