Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Efektivi 47-vjeçar i FNSH-së Simon Gjeta që humbi jetën në krye të detyrës, mbrëmjen e 3 tetorit 2015 ishte babai i dy fëmijëve dhe ishtë transferuar në repartin e FNSH Shkodër me një vendim të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi.
Gjeta jetonte me familijen e tij në Shkodër në shtëpi me qera, pas këtij transferimi.
Profili i Nënkomisariat
Nënkomisar Simon Gjon Gjeta i datëlindjes 22.02.1966, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, është titulluar punonjës policie dhe pranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, më datë 20.12.1997, në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë, Kurbin.
Z. Simon Gjon Gjeta, gjatë viteve 1997 deri më datë 30.06.2007 ka shërbyer në strukturat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Kurbin dhe Tiranë.
Në 30.06.2007, Gjetës iu shkëputën marrëdhëniet e punës me motivacionin ?shkurtim funksioni? dhe u ripranua në vitin 2012 në Policinë e Shtetit.
Ndërsa për periudhën 26.12.2012 deri më 20.02.2013, në shërbimet e hetimit të krimeve dhe të sigurisë publike, në Komisariatin e Policisë Fier, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.
Simon Gjeta nga data 20.02.2013 deri më datë 03.10.2015, (kur ra në detyrë) ka shërbyer në detyrën e specialistit të taktikës, në seksionin e operacioneve dhe trajnimit në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.
Nënkomisar Simon Gjon Gjeta, si pjesëtar i forcave të ndërhyrjes së shpejtë të Policisë së Shtetit, ka marrë pjesë në disa operacione për vendosjen e rendit dhe sigurisë publike, duke u përballur me elementë kriminelë, të një rrezikshmërie shumë të lartë.
Më datës 03.10.2015, gjatë kryerjes së operacionit për neutralizimin dhe kapjes së autorit të veprës penale, ka humbur jetën në krye të detyrës Nënkomisar Simon Gjeta, specialisti i taktikës, në seksionin e operacioneve dhe trajnimit në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/efektivi-i-vrare-i-fnsh-se-la-jetim-dy-femije-ne-shkoder-jetonte-me-qera/