Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

as një operacioni që zgjati më shumë se 12 orë, forcat RENEA vranë sot në mëngjes në fshatin Oblikë të Shkodrës Ruzhdi Aishten.
56 vjeçari qëlloi për vdekje një ditë më parë kreun e grupit operacional të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Simon Gjeta, i cili kishte shkuar për të kryer arrestimin e tij.
Operacioni nisi pasditen e së shtunës, 3 tetor pak kohë pasi Aishta kishte plagosur fqinjin e tij , dhe zgjati deri në orën 07: 10 të mëngjesit të sotëm.
Për gjatë gjithë natës policia dhe forcat RENEA mbajtën të rrethuar shtëpinë e autorit dhe tentuan disa herë të negocionin me të për tu dorëzuar por ky i fundit nuk pranoi. Ka pasur dhe shkëmbim zjarri mes tij dhe policisë.
Ruzhdi Aishta ishte fshehur në pjesën e poshtme të shtëpisë, në bodrum, kur qëlloi dy herë në drejtim të forcave speciale që mbajtën të rrethuar banesën. Në këtë moment ndërhyri dhe policia dhe vrau Aishtën.
Si ndodhi ngjarja
Ruzhdi Aishta plagos fqinjin ? Gjithçka nisi pasditen së shtunës. Rreth orës 18:00 Ruzhdi Aishta plagos rëndë me armë zjarri automatik Besar Sherbela, vjeç 21, banues në Fshatin Obot i Ri, Njësia Administrative Ana e Malit Shkoder. Besari ishte fqinj i tij dhe plagosja kishte ndodhur pas një konflikti pronësie. Banorët e zonës lajmërojnë policinë e cila shkoi të kryente arrestimin e tij. Policia kërkon ndihmën e forcave speciale.
FNSH shkon të kryejë arrestimin- Rreth orës 18.40, forcat e policisë të Komisariatit të Policisë së Shkodër së bashku me forcat e Repartit FNSH Shkodër, shkojnë sipas një plani për të bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit, Ruzhdi
Vritet Simon Gjeta, kreu i grupit operacional te FNSH- Në krye të grupit operacional të FNSH-së vihet Simon Gjeta.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vritet-nje-efektiv-policie-autori-plagosi-ne-kraharor-edhe-nje-21-vjecar/