Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas raportit konfidencial te OSBE që implikonte politikanët kryesorë të vendit në afera korruptive dhe kriminale, Komisoni Parlamentar i Jashtëm, risolli dhe një herë në vëmendje debatin mbi mardhëniet e qeverisë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.
Aldo Bumçi: ?Ka që nga fillimi i vitit që interesi i shqiptarëve goditet në OSBE. Sot ne nuk kemi më zë. Kemi një shkelje të Kushtetutës me vetëdije nga ministri i Jashtëm. Kur nuk ka çdekretim Kushtetuta thotë qartë ambasadori nis punë dhe mbaron detyrën me dekret të presidentit. Një dekret të tillë nuk ka.?
Por Kryetarja e Komsionit Parlmentarë të Jashtëm, Deputetja socialiste Arta Dade, foli për mardhënie të shkëlqyera me OSBE, duke theksuar se Shqipëria do të kërkojë prani më të lartë në këtë organizate
Arta Dade: ?Të luajmë rolin tonë si partnerë seriozë në Këshillin e Europës por dhe në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së por dhe në OSBE duke kërkuar nga ministria e Punëve të Jashtme që të shikohet mundësia edhe e kandidimit nëpër poste të rëndësishme në këto dy organizma.
Pas publikimit në media të raportit të pa autorizuar të OSBE-së që rendiste akuza të rënda për politikanët shqiptarë, Ministria e Punëve të Jashtme, përmes një shkrese kërkoi tkurrjen e misionit në vendin tonë. Kjo shkaktoi nje valë të gjerë debati në media dhe në selitë politike dhe kancelaritë ndërkombëtare.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/debate-ne-komisionin-e-jashtem-per-rolin-e-shqiperise-dhe-osbe-ne/