Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çështja e mungesës së kullotave, që detyronte fermerët e Kaninës në Vlorë të shtegtonin në rajone të tjera të vendit po shkon drejt zgjidhjes.
Sipas kreut të Keshillit të Qarkut Sadrit Danaj, njësitë vendore do të ngrenë një grup pune në terren për verifikimin e çdo pretendimi për abuzime me ndarjen e sipërfaqeve për kullota, për t?i dhënë akses të gjithë blegtorëve.
Sadrit Danaj: ?Sekserët ishin problemi më i madh të cilët vështirësonin mundësimin e kullotave ose nëpërmjet ryshfeteve të mëdha ose në pamundësi të tjera që i çonin në vështirësi të madhe blegtorët atje. Të bëjnë një zgjidhje emergjente për një ndarje të rregullt të këtyre kullotave meqënëse jemi në prag të sezonit të dimrit?.
Janë me dhjetëra fermerë në vlorë që për shkak të mungesës së kullotave shtegtojnë në Korcë e Sarandë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/problemi-i-kullotave-njesite-vendore-ngrene-grupe-verifikimi-ne-vlore/