Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përballë ofertës gjermane për punësimin e infermierëve vjen konstatimi i hidhur nga urdhëri i Infermierit që lidhet me formimin e ulët profesional të tyre.
Sabri Skënderi thote se profesionistët e shëndetit kanë mangësi të theksuara në arsimim dhe praktike.
Sabri Skënderi: Sepse ata përveç testit të gjuhës që e kanë pikë të parë dhe duhet në nivelin B2, ata kërkojnë edhe eksperiencë profesionale. A janë infermieret tanë që ti përgjigjen kërkesave të kohës? Unë them se deri tani jo, prandaj duhet t?i futemi punës.
Urdhëri i infermirëve rendit disa arsye përse profesionistë të shëndetit shfaqen në këtë cilësi profesionale.
Praktika në kushtet mjerimi
Infrastrukrua e laboratorëve e keqe
Papunësia e madhe sepse kërksat e tregut janë 2 fish më pak se kuotat e diplomimit.
Vetëm nga provimi i formimit praktik që zhvillon urdhëri, rezultojnë 15-20% infermier mbetës të cilët do t?i nënshtohen për herë të dytë vlerësimit.
Sabri Skënderi: 15-20% të këtyre studentëve janë rrëzuar në testimin e praktikës. Të gjithë këta kandidatë ta kenë të qartë se nuk do të jetë e lehtë ky vlerësim i aftësive praktike.
Testimi profesional për infermierët që sapo kanë mbaruar studimet do të kryhen nga data 12-15 tetor në të cilin do të pyeten mbi 1000 infermirë përpara se të hyjnë në provimin e shtetit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/punesimi-i-infermiereve-ne-gjermani-skenderi-jemi-te-paafte/