Deklaratat mbi punesimin në Gjermani, kryeministri Rama dhe kryediplomati gjerman, Hofffman i bënë në ceremoninë e fillimit të trajnimit të 250 infermierëve. Nëpërmjet një projekti të rregullt, ata do te punësohen në landet gjermane, bazuar ne disa kritere te caktuara.

Infermiere pranë spitalit të Beratit ka vendosur të emigrojë drejt Gjermanisë për tu punësuar atje me një kontratë të rregullt pune. Prej tre muajsh ajo ka bërë aplikimin e më pas është përzgjedhur si një nga fituesit e projektit e që tashmë do të ndjekë kursin intensive të gjuhës gjermane.

?Shpesh herë kam qenë e interesuar për të punuar jashtë dhe futesha shpesh herë në portalet në internet dhe një ditë më doli si njoftim, gjithashtu më thanë dhe koleget e tjera që e kishin lexuar nëpërmjet nëpërmjet gazetave dhe më sollën dhe ato adresën. Aplikova online duke plotësuar CV-në dhe nëpërmjet e-mail vazhduam kontaktet ku u caktua dhe data e intervistës, u paraqita dhe ndërkohë pas 2 javësh erdhi përgjigja. Do ti bëj të dyja njëkohësisht, një sakrificë e imja që do mbajë edhe punën edhe.. serpse unë punoj vetëm paradite kështu që në orën 5 mund të arrij të kap oraret që janë mbasdite.Ishin të gjitha bashkë rroga, kushtet gjithçka. Kërkoj një të ardhme më të mirë për familjen time, për fëmijët e mi?

Por si mund të shkohet në Gjermani për tu punësuar?
Çdo infermier mund të aplikojë në faqen e fb infermier.al duke plotësuar një formular.

Pas kësaj përcaktohet data e intervistës e më pas përzgjidhen fituesit e projektit. Kriteri përcaktues për fituesit është që të kenë mbyllur ciklin e studimeve bachelor ne degën infermieri.

Pas përzgjedhjes infermierët trajnohen në kurse intensive të gjuhës gjermane për 1 vit e më pas kush fiton provimin e gjuhës lidh kontratat e punës.