Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërtimi i një shkolle të re në Bashkinë e Urës Vajgurore nuk ka zgjidhur problemin e mesimit me turne, pasi ndonëse punimet kanë mbaruar, godina vazhdon të jetë e mbyllur pasi bashkia nuk ka shlyer edhe 20% të vlerës së investimit kundrejt firmës ndertuese. Të ndodhur para kësaj situate gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste ndaj mësimit me turne.
Ndërtimi i një shkolle të re në Bashkinë e Urës Vajgurore nuk ka zgjidhur problemin e mËsimit me turne, pasi ndonëse punimet kanë mbaruar, godina vazhdon të jetë e mbyllur.
Kjo pasi Bashkia nuk ka shlyer edhe 20% të vlerës së investimit kundrejt firmës ndërtuese.
Duke kundërshtuar mësimin me turne, nxënësit kanë protestuar duke kërkuar zgjidhjen e ngërçit Bashki-firmë ndërtimi.
Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Urës Vajgurore, Andrea Koraqe, nëse nuk arrihet dakordimi me firmën që kreu punimet do të ndiqen rrugë të tjera ligjore.
Andrea Koraqe: Nuk kemi marrë akoma dorëzimin e shkollës si Bashki. Jemi drejt marrjes së saj, nëse do kemi pengesë, do veprojmë në mënyrë tjetër ligjore.
Nga ana tjetër e vetmja shkolla e mesme ?Muhamet Janina? nuk përballon dot fluksin e nxënesve që vijnë dhe nga fshatrat përreth.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/konflikti-bashki-firme-mban-peng-shkollen-e-re-nxenesit-ne-protesta/