Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i ndeshjes Shqipëri-Serbi në ?Elbasan Arena? në qytet vijon të jetë një atmosferë e ndezur tifozerie. Qindra tifozë, të ardhur dhe Maqedonia, Kosova madje dhe nga Nju Jorku dhe Gjermania vijojnë festimet në mbështetje të kombëtares sonë.
? Tifozët janë përqëndruar në mesin e bulevardit kryesor dhe këndojnë dhe kërcejnë këngë patriotike dhe ajo që vihet re asnjë kor racist kundër Serbisë? informojnë gazetarët tanë.
Ndërkohë në stadium ka nisur kontrolli antieksploziv. Skuadra antieksploziv po bën kontrollin e çdo cepi të stadiumit, madje dhe me qen antieksploziv.
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, në Bulevardin Aqif Pasha, nga Stadiumi deri tek Shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.
Hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vijon-festa-elbasani-therret-forca-shqiperia-ska-kore-raciste-forcohen-masat-e-sigurise-ne-stadium/