Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shteti serb nuk do të njohë Ambasadorin shqiptar atje Ilir Boçka për 6 muaj, si kundërpërgjigje për refuzimin e notës së protestës që Ministria e Jashtme serbe i bëri lidhur me incidentin e gjuatjes me gurë të kombëtares serbe.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç, sipas të cilit Ambasadori është sjellë në mënyrë jodiplomatike.
Vuçiç: ?Asnjë nga zyrtarët e lartë gjashtë muajt e ardhshëm nuk do të jetë në gjendje të takohet me Ambasadorin e Shqipërisë. Ambasadori ka vepruar në mënyrë jodiplomatike, se Ambasadorët nuk kanë të drejtë për një reagim të tillë. Për këtë rast Serbia e ka shpallur person non grata apo e thënë ndryshe, për gjashtë muaj ai nuk do të jetë në kontakt me përfaqësuesit e Serbisë.Vendimi im nuk është që të prishim marrëdhëniet. Por një sjellje e tillë nuk mund të tolerohet?, tha Vuçiç, raportojnë mediat serbe.
Vuçiç tha se bashkëpunimin me Shqipërinë vazhdojnë ta ofrojnë grupi i studentëve serbë që gjenden në Tiranë, ndërsa shtoi se edhe vetë ai do të presë studentë shqiptarë në Beograd.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/refuzoi-noten-e-protestes-serbia-nuk-njeh-ambasadorin-shqiptar-ilir-bocka/