TIRANE -Deklarata e kryeministrit Edi Rama për arbitrazhin me kompaninë çeke CEZ, provokoi tension në sallën e Kuvendit. Kreu i qeverisë u shpreh se paraardhësit nuk bënë asgjë për gjyqin në arbitrazh, duke e bërë të pamundur mbrojtjen e çështjes në gjyq, gjë që sipas tij, e konfirmon edhe studio ligjore e pajtuar nga pala shqiptare. Rama i quajti të pafytyrë demokratët, të cilët i quajti ?abuzuesit e djeshëm dhe akuzatorët e sotëm?. Kjo solli reagimin e deputetëve opozitarë Flamur Noka dhe Jozefina Topalli. Ish ministri i Brendshëm iu drejtua foltores së Kuvendit gjatë kohës që fliste Rama, duke bërë që të ndërhynin edhe forcat e sigurisë, të cilët shmangën përplasjen fizike.
