Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I zënë pritë dhe e ekzekutojnë me breshëri automatiku ndërsa ishte duke ecur me automjetin e tij.
24 vjeçari Luigj Gjergji nga fshati Pistull, i Hajmelit të Bashkisë Vau Dejes ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Kryebushatit kur persona ende të pa identifikuar i kanë zënë priten dhe kanë shtënë në drejtim të tij me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur në vend.
Për pasojë mjeti më pas ka përfunduar në një kanal anësor të rrugës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.15 minuta të mëngjesit të ditës së premte.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët pasi kanë dëgjuar krismat kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vend ngjarje. 2
4 vjecari ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip Audi me targë greke NZP8147 në momentin e ekzekutimit.
Atentatoret me biçikletë- Nga sa mësohet atentatorët kanë qenë duke lëvizur me një motocikletë dhe për shkak të errësirës kanë patur mundësi të largohen pa rënë në sy, ndërsa identifikimi i tyre bëhet i vështirë.
Mësohet se për tu larguar ato kanë shfrytëzuar rrugët dytësore të fshatrave me qëllim humbjen e gjurmëve. Policia po punon ne identifikimin dhe arrestimin e tyre, ndërsa si provë materiale janë vetëm gëzhojat e gjetura në vendngjarje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/i-zene-prite-ne-mes-te-rruges-vritet-ne-makine-24-vjecari-luigj-gjergji/