Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi në Ministerialin e posaçëm të BE-së në Luksemburg se Shqipëria ka përgatitur një plan emergjence për të përballuar fluksin e emigrantëve që mund të ndjekin rrugën e Ballkanit për të shkuar në BE.
Në fjalën e tij, Bushati tha se përballë kësaj krize, të gjitha shtetet duhet të tregohen solidare.
Shqipëria ka përgatitur një plan emergjence për të pritur emigrantët që vijnë nga vendet e konflikteve.
Deklarata është bërë nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë Ministerialit të posaçëm të BE-së kushtuar krizës së refugjatëve, i cili u zhvillua në Luksemburg dhe ku të pranishëm ishin ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm të BE dhe Ballkanit.
?Në kuadër të përpjekjeve kolektive për t?iu përgjigjur krizës së refugjatëve, Shqipëria ka përgatitur një plan emergjence duke vlerësuar kapacitetet ekzistuese si dhe nevojat në rast se prekemi nga ky fenomen?.
Ministri Bushati theksoi nevojën për të trajtuar dhe për të adresuar bashkarisht krizën e krijuar nga flukset e emigrantëve që kërkojnë të arrijnë në BE përmes Ballkanit Perëndimor.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-plan-emergjerce-per-te-perballuar-fluksin-e-emigranteve/