TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të posaçme për mediat për të falenderuar të gjithë aktorët që bënë që përballja e kuqezinjve me Serbinë në Elbasan Arena të ishte vetëm një lojë jashtë çdo ngjyrimi tjetër historik apo politikë. Në krye të fjalës së tij kru i qeverisë vuri tifozët, për të cilët u shpreh se u sollën njëjtë si në stadiumet evropiane. Me të njëjtin vlerësim Rama u shpreh edhe për Policinë e Shtetit e cil përmes masave të marra bëri që derbi i Ballkanit të kalojë pa asnjë incident. Pavarësisht rezultatit 0-2 për serbët, shefi i mazhorancës tha se kombëtares kuqezi i duhet thënë mbështetje për hapin e radhës drejt "France 2016", ndeshjen me Armeninë. <br /><br />"Një vit pas shfaqjes së turpshmë ne Beograd për ..i ka dhënë tre pikë të arta Shqipërisë dhe ky nuk është aspak një ngushëllim për humbjen në fushën e lojës.Kuqezinjtë u treguan fantastikë në mbështjene entuziaste të skuadrës. për 94 minuta nuk është dëgjuar asnjë kor racist nuk është sulmuar verbalisht asnjë lojtar serb, jo vetëm sendet e shëmtuurara mbi kokat e furtbollistëve tanë, por madje është duartrokitur. Fisnikëria në Elbasan Arena, dua ti përulem sportëdashëve që e kaluan me kaq sukeses këtë ndeshje me Serbinë. Në radhë të parë Tifozëve kuq e zi, një spektakël i denjë për stadiumet evropiane për derbet më të nxehtë. Mirënjohje efektivëve të Policisë s Shtetit që përballuan një rrethanë aspak të lehtë emocionale.", tha Rama.