Fshati Hajdaraj edhe pse në një distancë jo shumë të largët me qytetin e Lushnjes, është lënë në harresë të plotë nga pushteti vendor ndër vite. Infrastruktura rrugore në këtë fshat, si dhe për të shkuar drejt tij është në gjendje të mjeruar.

Kanë mjaftuar disa orë reshje shiu dhe rruga në këtë fshat është bërë e pakalueshme, për shkak të terrenit të rrëshkitshëm. Vetëm mjetet bujqësore dhe motorrçikletat mund të ngjiten në fshatin kodrinor.

Kjo ua ka vështirësuar tej mase jetesën banorëve të zonës, duke i çuar në varfëri të tejskajshme.

Si një zonë kodrinore por edhe me toka pjellore në të kultivohen ullinjtë, agrumet, por dhe prodhimet në sera. Rruga e dëmtuar bën që vetë fermerët t?i reduktojnë sipërfaqet me të mbjella, pasi transporti i tyre është tepër i vështirë për shkak të dëmtimit të rrugës.