E shkruar nga Shekspiri, tragjedia ?Hamleti, princi i Danimarkës? tashmë po merr një fytyrë gruaje, fytyrën e aktores Luiza Xhuvani.

Aktorja rikthehet në skenë me këtë rol tragjik, pas dorëheqjes nga politika si deputete e PS-së, për shkak të tragjedive të katër vrasjeve që shkaktoi i biri i saj, Kostandin Xhuvani.

?Kjo botë u shthur, o prapësi o dreq, që unë kam lindur ta ndreq?. Vargjet e tragjedisë zënë vendin e një refreni që shoqëron interpretimin e stuhishëm të Hamletit në skenë.

Në provat gjenerale, Luiza Xhuvani dha që me impaktin e parë figurën e një princi të bukur e të mençur, të goditur tashmë nga tragjedia e madhe familjare.

Luajti Hamletin pa pasur nevojë të trashte zërin, me shqiptimin natyral të saj.

Arritje e bukur për një aktore grua, që mban barrën e rëndë të shpirtit të një burri, psikologjinë e një princi të vështirë, që e kapërcen me elegancën e aktrimit. Bie ne sy edhe hijeshia e flokëve të prera posaçërisht për rolin.

Fluturon në lëvizje, duke qenë një djalosh fisnik, e megjithatë grua në ndjesi.
Luiza Xhuvani, tashmë Hamleti ?me fytyrë gruaje? sapo ka krijuar një personazh origjinal. Aktorja është zgjuar sërish brenda saj. Ja tek kemi një fytyrë e re, një personazh të ri, që qëndron me dinjitet në galerinë e personazheve të teatrit shqiptar. Ajo arriti të jetë bindëse si një magnet edhe për aktorët e tjerë, Andi Begolli, Julinda Emiri, Endri Cela, Ermira Hysa etj

Luiza Xhuvani ka realizuar një profil të brishtë të shpirtërores tek Hamleti dhe ekzistenciales, me lëvizje të zgjedhura, duke kurorëzuar figurën burrë-grua me një qenie më universale. Mesazhet arrijnë në ndërgjegjen e njeriut nga Xhuvani si një risi skenike, në këto risi bashkohet muzika dhe efektet e ideuara nga regjisori Fezollari.

Ndërsa luan në skenë Luiza Xhuvani të impression. Arrin të jetë bindëse dhe si një magnet që tërheq edhe aktorët e tjerë. Ata sollën së bashku në skenë interpretime origjinale të tragjedisë në harmoni me veprimin, kërcimin dhe shprehitë e tjera skenike.

Ndërsa provat gjenerale përfunduan, të pranishmit e shpërblyen Luiza Xhuvanin me fluks duartrokitjesh. Nuk mungonin edhe profesionistët e teatrit si dramaturgu Ruzhdi Pulaha, kritiku i teatrit Mexhit Premçi. Kritiku Premçi ishte shumë i kënaqur për eksperimentin e aktores Xhuvani në rolin Hamletit, duke u shprehur se Hamleti me fytyrë gruaje, u interpretua nga Luiza Xhuvani në një mënyrë origjinale

Personazhi është gati të flasë me gjuhën e Shekspirit e filozofinë e tij edhe për publikun në premierën që do të shfaqet sot në mbrëmje në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli. ?Hamleti? do të vijojë të shfaqet 15 ditë rresht.