Surprise Me!

Debatet për punësimin nuk shmangen as kësaj here në PS e Shkodrës - Ora News

2015-10-11 5 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasi debatet në mbledhjen e parë u rrodhën në media, socialistët shkodranë këtë radhë u treguan të kujdesshëm.
Ndonëse strategjia ishte krejt ndryshe, ku Drejtorët rajonalë dhe anëtarët të ndarë në dy grupe u paraqitën para të deleguarit Ditmir Bushati dhe deputetëve Paulin Stërkaj dhe Namik Kopliku sërish nuk munguan debatet.
Punësimi ishte çështja që ka krijuar pakënaqësi të thellë tek socialistët veriorë pa lënë mënjanë edhe funksionimin e partisë dhe procesin e ristrukturimit të degës lokale.
Bushati: Ne i bëjmë këto takime të përmuajshme, nuk ka ndojë interes të madh për opinionin publik. Është takim me strukturat, me deputetët, me ekipin kryesues të Shkodrës. Kemi filluar fushatën e ristrukturimit të partisë që do ti paraprijë më pas dhe anëtarësimeve.
Deputeti socialist, Namik Kopliku, informoi se proçesi do të zgjasë deri në nëntor pastaj degët do ti nënshtrohen ristrukturimit.
Kopliku e shfrytëzoi këtë moment për të shuar dhe zërat për një përçarje të mundshme me LSI në bazë, pavarësisht se në shumë raste votat e të majtëve në Këshill kanë rrjedhur djathtas.
Kopliku: Unë nuk shoh asnjë çarje mes PS dhe LSI në Shkodër.
Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije se një kandidaturë e vetëshpallur për kryetar të PS Shkodër ishte Antonela Kçira.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/debatet-per-punesimin-nuk-shmangen-as-kesaj-here-ne-ps-e-shkodres/

Buy Now on CodeCanyon