Shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Premci ka deklaruar se në disa qarqe situata është e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të shiut.<br /><br />Ai tha se ka pasur përmbytje në Vlorë, Fier, Elbasan, ndërsa disa akse rrugore kanë qenë të bllokuara.<br /><br />Në një deklaratë për shtyp Premci tha se janë ngritur shtabet e emergjencës dhe po punohet në të gjithë vendin për të mbajtur situatën nën kontroll.