TIRANË ? Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale Gentian Sula, është një nga 5 emrat që do të përbëjnë anëtarësinë e Autoritetit për Informimin për Dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit. E propozuar nga qeveria, Gentian Sula u zgjodh sot në Komisionin kuvendor të Ligjeve. Komisioni do të kalojë në sitë 11 emra kandidatë të cilët do të votohen në Kuvend, ku vetëm 5 do jenë pjesë e komisionit.

Anëtari demokrat në komisionin e Ligjeve Arben Ristani tha se ligji për hapjen e dosjeve është një farsë, pasi sipas tij opozita ka kërkuar Lustracionin. ?Ish-punonjësit e sigurimit janë në administratë, ndaj ne votojmë kundër?, - u shpreh Ristani.

11 kandidaturat
Në krye të listës është Daut Gumeni, njeriu që ka vuajtur në burgjet e diktaturës, shkrimtari dhe ish-këshilltari i Presidentit. Pas tij vjen Drita Ferri Avdyli, e cila ka qenë punonjëse e Ministrisë së Brendshme tashmë në Dhomën Ndërkombëtare të Ndërmjetësuesve. Ndërkohë që ka vënë kandidaturën dhe Durim Grabova, ish-punonjës te Metrologjia, Petrit Karabina ish-zv.minsitër i Mbrojtjes nën qeverinë Berisha, Selami Zalli jurist, Gjon Fierza, në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, Haqif Hysni Gjana, Simon Mirakaj ish-kreu i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Marenglen Kasmi ushtarak, Gentiana Sula zv.ministre e Mirëqenies dhe Rinisë, e cila ka qenë kontributorja kryesore në hartimin dhe miratimin e këtij ligji si dhe Ermira Shtino, Drejtoresha e politikave për ish të përndjekurit në Ministrinë e Mirëqenies sociale e Rinisë.