Qindra banesa në Fier, Vlorë, Berat dhe Korçë vijojnë të jenë në pushtetin e ujit ose baltës, pas përmbytjeve të së dielës. Banorët refuzojnë t?i braktisin shtëpitë, nga frika e vjedhjeve, ndërsa kanë filluar të bëjnë edhe bilancet e dëmeve.

Fier

Qindra banesa në Fier vijojnë të mbeten të mbuluara nga uji dhe balta. Ditën e sotme situata paraqitet më e qetë, por vërshimi i lumit Gjanicë ditën e dielë ka shkaktuar dëmë të mëdha materiale në 280 banesa dhe 115 biznese. Kritike është situata në lagjen ?Sheq i vogel? e cila ndodhet pranë shtratit të Gjanicës. Të shumta llogariten edhe dëmet në kulturat bujqësore dhe blegtori.

Për familjet e përmbytura pushteti vendor ka ofruar ambientet e konviktit të shkollës profesionale ?Jakov Xoxa?, si strehim, por banorët nuk kanë pranuar të shpërngulen në to. Ata i druhen grabitjeve të banesave. Gjatë ditës së sotme ka nisur evidentimi i familjeve dhe dëmeve të shkaktuara nga shtabi i emergjencave.

Vlorë

Shumë lagje dhe rrugë në qytetin e Vlorës janë ende të mbuluara nga uji dhe balta. Ujrat e vërshuara nga reshjet e të dielës janë tërhequr, por të bllokuara vijojnë të mbeten rrugët drejt portit dhe kryqëzimet kryesore. Hidrovori i Akërnisë është vënë në funksion gjatë ditës së sotme, por problematike mbeten disa fshatra ku mungon energjia elektrike.