Surprise Me!

14-vjecari luan majë Piramidës "ngec" në pjesën e xhamtë

2015-10-13 9 Dailymotion

TIRANË - Loja me shokët në majë të Piramidës për pak sa është kthyer në tragjedi për një fëmijë. 14-vjeçari me inicialet F.H mesa duket është hutuar gjatë lojës në majën e lartë të piramidës dhe është rrëzuar në pjesën me xhama të saj. Fëmija ka qëndruar për disa çaste nën panik derisa me ndihmën e forcave zjarrfikëse është nxjerrë prej andej. Shqiptarja.com mëson se 14-vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta në krah.<br /> <br />Gjendja e Piramidës e ndodhur në bulevardin qendror të Tiranës ?Dëshmorët e Kombit? është në gjendje thuajse të rrënuar. Fëmija fatmirësisht shpëtoi pa dëmtime pasi rënia në brendësi të piramidës përmes xhamave gjysëm të thyer mund të ishte fatale atë. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar më herët se Piramidës do t?i kthehet identiteti duke u vënë sërish në shërbim të aktiviteteve kulturore.

Buy Now on CodeCanyon