TIRANË - Demokratët akuzojnë kryeministrin Edi Rama se po pengon procesin e dekriminalizmit dhe se shefi i qeverisë nuk ka vullnet për këtë proces. Nga salia blu deputeti Gerti Bogdani tha se edhe pas 6 muajsh në arrest të deputetit Mark Frroku, kryeministri vijon t?i ruajë karrigen në parlament ndërsa Arben Ndoka ndonëse dha dorëheqjen rezulton të jetë sërish deputet pasi nuk është zëvendësuar.<br /> <br />Por për demokratët mungesa e vullnetit për dekriminalizimit po reflektohet edhe ne dy bashkitë më të mëdha në vend në Tiranë dhe Durrës, ku sipas deputetit Bogdani, kryebashkiakët po inkriminojnë pushtetin lokal.<br /><br />Puna e komisionit të Dekriminalizimit ka mbetur tek negociatat mes palëve politike, ku maxhoranca dhe opozita kanë depozituara draftet përkatëse e po synohet miratimi i një ligji të përbashkët.