TIRANË ? Policia ka arrestuar katër persona, pasi u kapën me 10 kg kanabis sativa. Në finalizim të operacionit ?Aeroporti?, Policia e Tiranës ka arrestuar Ergys Macuku, Alban Qira, Daniel Hida dhe Erjon Daka.
Hetimet për këta shtetas kishin nisur pas informacioneve se ata merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. Në momentin e arrestimit, keta shtetas ishin duke udhetuar me një mjet Opel me targë AA 334 KT, për në Rinas.
Të arrestuarit:
1.Ergys Macuku, 31 vjec, banues në Tiranë
2 Alban Qira, 24 vjec, banues në Borizanë
3. Daniel Hida, 33 vjec, banues në Tiranë
4. Erjon Daka, 21 vjec, banues në Tiranë.