Surprise Me!

Shehi: Berisha e shkatërroi PD, Basha detyrë ta bashkojë

2015-10-14 0 Dailymotion

TIRANE - Aleati besnik i Partisë Demokratike Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar flet për një situatë të vështirë në të cilën ndodhet aktualisht opozita shqiptare. E ndërsa përgjegjësin e vetëm për shkatërrimin e PD-së sheh Sali Berishën, liderin historik të të djathtëve, zoti Shehi thotë se është kryetari Lulzim Basha i cili duhet të bashkojë të djathtën dhe të marrë teza të mëdha politike. Sipas tij. dëshira e Berishës për të pasur pushtet me çdo kusht e solli PD-në në këtë gjendje. "Shpresoj që Basha mos të jetë kështu - shtoi Shehi - dhe mos të bëjë të tilla akrobacira".<br /><br />?Nëqoftëse do të bëjë liderin duhet të ketë zotësinë për t?i bashkuar gjithë këto pjesë gjithë këto kontribute, dhe jo vetëm ata brenda PD-së. Unë i shikoj gjysmat e personazheve jashtë Partisë Demokratike, duhet të bashkojë edhe ata, që mund të ndodhen edhe në opozitë edhe në mazhorancë, qytetarët e thjeshtë që rrinë në shtëpi?Të bashkosh shqiptarë pa një stimul pushteti në një vështirësi mos humbje të dytë, sigurisht që nuk është e lehtë, por kjo është rruga dhe ajo ka malore. Ai duhet ta tërheqë. Ju zotëri e keni ju në dorë, jeni ju i par ii përbashkët, keni për detyrë t?i jepni mundësi t?i shtoni kapacitetet e veta, t?i afrohet këtij harku të djathtë, nëse duam të kemi një forcë garuese?, u shpreh Shehi.<br /><br />Në një bisedë në studion e emisionit ?Rreze Dielli? me gazetarët Denis Minga dhe Eneida Xhelili, kreu i LZHK-së tha se brenda Partisë Demokratike ende nuk ka debat kur kanë kaluar 2 humbje radhazi, në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.

Buy Now on CodeCanyon