TIRANË - Gjykata e Krimeve të Rënda hap procesin gjyqësorë Lazarati 2014, ku 5 nga 10 të pandehurit kërkuan gjykim të shkurtuar.

Mes personave që pranojnë gjykimin e shkurtuar c?ka do ti sillte atyre uljen me 1/3 në rast dënimi janë
Arjan (Servet) Basha, Ramadan Basha, Altea Haska, Engliend Aliko, Matjas Bocai, Vandam Mahmutaj, Klajdi Karemani, Lorenc Bregu (Cobaj), Beqo Brahimi, Drini Aliko.

Ndërsa Gate Mahmutaj, Arbjon Aliko dhe vëllezërit Enrik e Gurgaz Skënderi nuk kërkuan gjykim të shkurtuar nga gjykata.

Kryesuesi i këtij procesi gjyqtari Klodian Kurushi vendosi të veçojë procesin ndaj të pandehurit Florian Shurdhi duke e kaluar atë për kompetencë të Prokurorisë së Gjirokastrës nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Teksa zhvillohej seanca pranë gjykatës së krimeve të rënda, Policia e Shtetit finalizoi në terren dhe operacionin për arrestimin e Alfred Prokos i pandehur në mungesë në këtë gjykim.Sipas policisë ndalimi i tij u bë në Gjirokastër dhe ai dyshohet se ka qëlluar me armë duke kundërshtuar operacionin qershorin e vitit 2014.

Vendimi nëse do të pranohet apo jo gjykimi i shkurtuar do të jepet të mërkurën e ardhshme nga Gjykata, ndërsa prokuroria ende nuk është shprehur nëse do të pranoj apo jo këtë kërkesë të të pandehurve.