Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kuvendi i Kosovës ka nisur sërish sot me tensione. Opozita për të dytën herë ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e seancave plenare ne Kuvendin e Kosovës.
Të gjithë deputetet e Kosovës janë shpërndare, pasi ka qenë e pamundur qëndrimi në ambientet e Kuvendit.

Deputetet iu nështruan kontrolleve përpara hyrjes në Kuvend
Përpara fillimit të seancës plenare në Parlamentin e Kosovës, të gjithë deputetet i janë nështruar kontrolli të rrepte nga ana e sigurisë. Këto masa vijnë pas incidenteve që ndodhën javën e kaluar në Kuvend, ku deputetë të VV hodhën gaz lotsjellës në ambientet e brendshme të seancës.
Kontrollit i është nënshtruar edhe ish-lideri i VV, Albin Kurti.
Edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i është nënshtruar kontrollit derisa hynte në zyrën e saj e cila gjendet në të njëjtën ndërtesë me Kuvendin e Kosovës.
Kontrollit janë duke iu nënshtruar edhe deputetët tjerë, ndërsa gazetarët do të presin edhe për pak kohë
Kosovapress shkruan se Njësia Speciale e Kosovës sot është duke qëndruar në gjendje gatishmërie për shkak të ndonjë proteste të mundshme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/deputetet-i-nenshtrohet-kontrolleve-te-rrepta-kontrollohet-edhe-presidentja/