Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuvendi i Shqipërisë nisi me debate për hetimin ndërkombëtar të cështjes së CEZ. Ka qenë kërkesa e PD për futje me proçedurë të përshpejtuar të këtij pr/ligji.
Gramoz Ruçi: Është seanca e tretë parlamentare që ndalet në të njëjtën cështje që ka marrë përgjigje institucionale. Opozita vazhdon që të kërkojë përsëri në kundërshtim me rregulloren. Kjo cështje u diskutua në konferncë e krytarëve, kjo cështje është në rend ditë në fund të seancës dhe cështjen e fundit e kërkoni të parën.
Bëni sikur kërkoni, por nuk dini se çfarë kërkoni. Ngrihet drejtuesi i grupit parlamentar dhe thotë pse nuk është futur në program, pastaj ngrihet ish-krytarja e kuvendit dhe thotë pse nuk është futur në calendar. Ju nuk dini se cfarë kërkoni jeni të çorganizuar dhe nuk dini cfarë kërkoni.
Një qytetar që më bënte një mesazh me thoshte: ?E di sesi i themi ne këte atyre që ju po bëni në parlament? Cbën moj tote, qep një xhoke.? Ju po qepni një xhoke.
Sot kryesia e kuvendit ka diskutuar për projekt kalendarin, nuk kishte projekt program projekt programi është miratuar, përfundon në datën 5 dhe kërkesa juaj do të ndjekë rrugën e zakonshme, Në datën 5 do të futet në program dhe më pas në Kalendar. Këto janë rregullat e parlamentarizmit në cdo vend. Ato praktikat parlamentare zonja Topalli i kemi diskutuar bashkë 8 vjet. Je ti që i ke shkelur. Ne ju kemi thënë që do bëjmë gabime të tjera, por jo gabimet tuaja.
Dje KLSH ka kallëzuar në prokurorei Objektin e hetimit tuaj, qeverinë e Edi Ramës. Pra ju po thoni që kërkoni hetim kur hetimi sot prokurori duhet ta fillojë, kush e pengon?
Edi Paloka: Kjo cështje është e madhe dhe do bëhet edhe më e madhe sa këta nuk do ta mbulojnë dot sado i gjatë të jetë Rama edhe pse bëri marrëveshje me Metën, nuk e mbyllin dot këtë çështje, vetëm do i shtojnë zullumin vetes dhe përgjegjësinë. Po dje një institucion i rëndësishmë si KLSH bëri dhe denoncimin e tij. Nuk din ë cilin vend të botës të akuzohet një ministër dhe e vetmja një deklaratë banale, e ka fajin Saliu. Të akuzohesh për 500 mln euro dhe të thuash fajin e ka opozita. Megjithatë përgjegjës janë Edi Rama dhe Ilir Meta. Edhe sikur të kërkonim hetimin e Ramës nuk ka gjë të keqe se në opozitë jemi. Ne e kemi deklaruar hapur që janë ministrat tanë që kanë kërkuar hetimin nga a te zh. Publiku mund të gjykojë kush e ka kërkuar hetimin. Ne nuk po kërkojmë komision hetimor në parlament. Po kërkojmë ti hapet rrugë një hetimi ndërkombëtar, sepse vështja është e madhe sesa drejtësia këtu.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/konferenca-e-kryetareve-nuk-futi-ne-kalendarin-3-javor-kerkesen-e-pd-per-cez/