Dhuna e mësuesve ndaj nxënësve të vegjël vijon të jetë një problem në arsimin shqiptar. Dhe ata që i nxjerrin zbuluar këto skandale janë vetë nxënësit të cilët përmes videove amatore kanë ngritur shpesh zërin në mediat sociale për të treguar këtë realitet të hidhur të shoqërisë sonë.<br /><br />Një mësuese në Bushat të Bashkisë Vau Dejës shfaqet në një video të publikuar në Facebook, duke qëlluar vazhdimisht me shpullë në kokë një nxënës të sajin, i cili mesa duket nuk ka arritur ta kuptojë qartë detyrën e caktuar prej saj.Por a është kjo përgjigjja e merituar qe nje mësuese duhet t'i japë nxënësit për te cilin paguhet ta mësoje?!.Ngjarja ka ndodhur një vit më parë por është publikuar tani ndërsa identiteti i mësueses e cila rreh barbarisht nxënësin e nuk bëhet i ditur.