Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familja Midha në fshatin Burgajet të Matit i kalon ditët dhe netët në këtë shtëpi të rrënuar nga reshjet e shumta të shiut që kanë rënë ditët e fundit.
Edhe pse e pabanueshme, gjashtë anëtarët e saj vijojnë të jetojnë në banesën që nga momenti në moment mund të shembet e tëra, duke rrezikuar seriozisht jetët e tyre.
E zonja e shtëpisë, Zane Midha thotë se Bashkia është në dijeni, po deri tani nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje apo verifikim.
?Isha në Bashki, takova Rizvanin dhe më tha do bëjmë çfarë të mundemi. Se çfarë bëhet nuk e di. S?kemi ku të rrimë, ku do shkojmë? Pa punë, dy invalidë në shtëpi?.
Një pjesë e banesës është shembur nga jashtë, ndërsa është dëmtuar edhe themeli.
Nusja e familjes, Ornela Midha rrëfen se netët i kalojnë në panik dhe kanë frikë për dy fëmijët e vegjël.
?Kishim frikë kur më tha mami ka rënë shtëpia. Më tha dilni jashtë. Ku të shkojmë, nuk kemi ku të ikim?.
Vetë familjarët thonë se janë të pafuqishëm ekonomikisht për të ndërhyrë, pasi të gjithë janë papunë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-rrezik-nga-shembja-e-shtepise-6-pjestare-te-familjes-midha-apel-per-ndihme/