Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

60 nxënës në Fushë-Bulqizë nuk kanë zhvilluar mësim për 5 ditë me rradhë gjatë kësaj jave pasi shkolla ku mësojnë është shembur si pasojë e reshjeve të shiut.
Godina e shkollës së ciklit të ulët ku mësojnë edhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare ?Asllan Keta? është në gjendje të mjerueshme dhe mund të shembet në çdo moment.
Përgjegjësja e zyrës arsimore Bulqizë, Bedrie Manjani, thotë se i ka kërkuar Bashkisë ndërhyrje të menjëhershme.
?Zyra e Urbanistikës së Bashkisë po merret me rregullimin e një muri që është shembur tek shkolla. Nga data 12 deri më sot mësimi është ndërprerë. Atje ka katër klasa mësim që janë të bashkuara?.
Manjani thotë se përpara se Bashkia të ndërhyjë duhet të verifikojë nëse ndërtesa rrezikon të shembet apo jo.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shembet-shkolla-ne-fushe-bulqize-nxenesit-e-fillores-nje-jave-pa-mesim/