Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike edhe këtë të dielë ka denoncuar dy afera të qeverisë Rama.
Deputeti, Luçiano Boçi, kërkoi shpjegime nga ekzekutivi për tenderin për godinën e OSHEE, ndërsa Mimoza Hajdarmataj kërkoi llogari për vjedhjen e 1.5 milion dollarëve që sipas saj është kryer nga kreu i këtij institucioni dhe kryeministri Rama.
Deklaratë e deputetit Luciano Boçi
Edi Rama vazhdon të ndajë pako të reja 5 miliardë lekëshe, për ndërtuesin e sarajeve të tij, kur ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim për korrupsionin me paratë e OSHEE, paratë e gjakut të shqiptarëve, para që i mori Carapuli i tij edhe pse me ofertën më të lartë.
Korrupsioni me tenderat për ndërtim godinash, ku fituesi është i paracaktuar dhe është Carapuli i tij, po shfaqen gjithandej.
Ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës, paraqet ofertën më të lartë, mundësisht aq sa është fondi limit, dhe shpallet fitues.
Edhe më skandaloze është çështja, kur fondi i vënë në dispozicion për ndërtuesin e Ramës zmadhohet e fryhet në mënyrë që fitimi i tij të jetë i majmë.
Kjo ka ndodhur me tenderat e Ministrisë së Arsimit.
Mund ta shihni në dokumentin në ekran, ku fitues shpallet pikërisht Eurocol, pra carapuli i Ramës, dhe skualifikohen të gjithë ofertuesit e tjerë me vlera shumë më të vogla. Ndërsa ndërtuesi i Ramës ofron 99.2 përqind të fondit limit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/demokratet-kerkojne-pergjigje-per-godinen-e-oshee-dhe-vjedhjen-te-aluizni/