Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit dhe organi i hetimit pritet të zgjerojnë rrethin e personave të implikuar në rrjetin e drogës, të zbuluar ditën e shtunë në Durrës.

Burimet bëjnë me dije se bashkë me vijimin e hetimeve priten të tjera arrestime, ndërsa hetimet pritet që të nxjerrin se kultivuesit dhe transportuesit e kësaj drogë ndodhen edhe jashtë kufijve shqiptarë.

Prokuroria për Krimet e Rënda e ka tashmë të vërtetuar se kanabisi i bllokuar në këtë punishte droge kishte destinacion fqinjin tonë Italinë. Hetimet që kanë zgjatur me muaj të tërë kanë në dyert e Prokurorisë tabulatet telefonike për grupin e strukturuar kriminal.

5 nga 7 personat e arrestuar në operacionin me emrin ?Kordinata? rezultojnë të jenë biznemenë, pronarë kompanish nafte dhe lokalesh në Shqipëri, madje dhe në Itali.

Policia tha se një vilë në pronësi të Valter Pashollarit, i shpallur tashmë në kërkim shërbente si laborator ku përpunohej dhe paketohej droga. Goditja e grupit u bë gjatë momentit që po bëhej gati të paketohej sasia e radhës e lëndës narkotike për t?u nisur drejt Italisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/trafikimi-i-droges-ne-durres-pritet-zgjerimi-i-rrjetit-dhe-arrestime-te-tjera/